Motoçikleta përplaset me një kamionçinë, humb jetën një 47-vjeçar
LEZHË - Nikoll Paloka, 47 vjeç nga fshati Manati e Lezhës ka gjetur vdekjen pasi gjatë lëvizjes me motoçiklete, nga Lezha drejt banesës së tij goditi një kamionçine me targa të Lezhës 5671 A, e cila drejtohej nga Mentor Fizi, 48 vjeç, që kishte bllokuar rrugën teksa po kalonte nga krahu i djathte në të majtin për tu futur në një servis.
Aksidenti ndodhi në segmentin e vjetër rrugor Lezhë-Milot dhe konkretisht në dalje të qytetit të Lezhës, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e kamionçinës deri në sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Nga hetimet e para ka rezultuar se 47-vjecari, Paloka i cili po lëvizte me motoçiklete nuk ka pasur vëmendjen për të konstatuar ndërprerjen e rrugës nga kamionçina, megjithëse aksi rrugor ishte i drejte dhe lehtësisht e monitorueshme.
(a.k/BalkanWeb)