Raporti i OKB: Shqipëria dërgoi 800 mijë fishekë në Libi, autoritetet kishin dijeni
TIRANE - Shqipëria shkeli embargon e armëve të OKB-se duke dërguar municion në Libi gjatë konfliktit civil dhe revoltës kundër regjimit të Muamar Gadafit. Kështu thuhet në raportin e një paneli ekspertësh te OKB-se, të siguruar nga agjencia e lajmeve BalkanInsight, ku shpjegohet i gjithë itinerari që kanë ndjekur 800 mijë fishekë 12.7 mm që nga stoqet e armëve në Shqipëri deri në Libi në shtator të vitit 2011. Autoritetet shqiptare kanë mohuar të kishin dijeni se armët që zyrtarisht iu shitën Emirateve të Bashkuara Arabe përmes kompanive ndërmjetëse, kishin destinacion rebelët libianë në Bengazi. Por provat e zbuluara nga ekspertët e OKB tregojnë se Tirana kishte informacione lidhur me destinacionin përfundimtar të këtyre municioneve.
Raporti prej 94 faqesh që u paraqit të martën në Këshillin e Sigurimit detajon rastet e trafikut të armëve në vitin 2011 kur vazhdonte revolta kundër regjimit të Muamar Gadafit, ku janë të përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, një tregtar armësh nga Armenia dh agjencitë e eksportimit të armëve nga Shqipëria dhe Ukraina. Ngarkesa me municionet shqiptare u krye përgjatë tre ditëve nga 9 shtatori I vitit 2011 nga aeroporti Nënë Tereza përmes një linje fluturimi armene që shkonte direkt e në Bengazi, pavarësisht embargos së armëve që ishte në fuqi. Sipas raportit, DG Arms Corporation, një firmë ndërmjetëse armene që kërkonte të blinte municione për Emiratet, kontaktoi me Agjencinë e eksporteve ushtarake shqiptare MEICO, bashkë me kompani të tjera në rajon në korrik të 2011. MEICO preferonte të nënshkruante një marrëveshje me një entitet shtetëror se sa me një firmë private, çka solli përfshirjen e UKRINMASH, nënkontraktore e kompanisë shtetërore ukrainase Ukrspecexport.
MEICO më pas e shiti municionin tek kompania ukrainase, e cila përmes firmës armene, do e ridërgonte atë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Lejet e fluturimit u lëshuan për në aeroportin e Abu Dabit në 10, 11 dhe 12 shtator me kërkesë zyrtare të MEICO-s në mënyrë që të procedohej me eksportin e materialit ushtarak. Por pasi lejet u lëshuan, fluturimet ndryshuan destinacion dhe ngarkesa u dërgua me tre fluturime direkt në Bengazi. Fluturimet mbërritën në kryeqytetin e Libisë pasi morën leje nga NATO dhe Forcat Ajrore të Emirateve pavarësisht se KS I OKB-së kishte vendosur një ndalim fluturimi mbi Libi. Tre fluturimet nga Tirana janë pjesë e 20 fluturimeve të identifikuara nga paneli I OKB-së të cilat kanë dërguar armë dhe municione për rebelet në Libi gjatë konfliktit. Paneli ka zbuluar se 800 mijë fishekët ishin pjesë e një marrëveshje më të madhe mes UKRINMASH dhe qeverisë së Emirateve përmes ndërmjetësit armen, ku përfshiheshin 2 milion fishekë dhe 1 mijë pushkë AK-47. Në raport thuhet se autoritetet shqiptare I kishin thënë panelit që nuk kishin dijeni për ndryshimin e fluturimeve që zyrtarisht ishin drejtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndryshime të cilat u bënë jashtë hapësirës ajrore shqiptare. Por ekspertët e OKB janë të mendimit se disa prej autoriteteve shqiptare kishin informacion të mjaftueshëm për këto ndryshime por nuk vepruan. “Në informacionet e tyre përfshihej një kërkesë bërë nga autoritetet ajrore në 8 shtator 2012 për një avion i cili kishte si itinerar Tirana-Zarzis-Benghazi,” –thuhet në raport.
Veç kësaj, në kërkesën për ulje, avioni ishte regjistruar si ngarkesë e rrezikshme, çka e bënte të qartë se ngarkesa kishte material ushtarak. “Në total, tre fluturimet e ngarkuara me të njëjtin material kryen të njëjtin itinerar nga Tirana drejt Bengazit pa u kontrolluar nga autoritet shqiptare”-thuhet në raport.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Raporti i OKB: Shqipëria dërgoi 800 mijë fishekë në Libi, autoritetet kishin dijeni