E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motociklizem spanjollet ne histori

Qekur boterori i motociklizmit garohet ne tri kategori asnjehere me pare tek te tria keto nuk kishim fitues qe vinin nga i njejti vend. Por ne 2010-n pilotet iberike kane treguar potencialin e tyre

Lorenzo ne Moto GP Elias ne Moto 2 dhe njeri midis Marquezit kete jave fitoi ne mimin e Madh te Australise duke u afruar keshtu drejt titullit Terolit dhe Espargaros ne 125 cc do te futin Spanjen ne historine e motociklizmit pasi do te jene te vetmit qe do tu dhurojne iberikeve tripleten e deshiruar aq shume.

Arritje unike

Kjo arritje e piloteve spanjolle eshte unike pasi nuk kishte ndodhur asnjehere qe nga viti 1990 kur boterori i motociklizmit u vendos te garohej me vetem tri kategori apo klasa qe tre pilote te nje vendi te fitonin vendet e para ne tri klasat e ndryshme. Me pare ne boteroret ku garonin here pese e here kater lloje motoresh kete kryeveper e kishin arritur pilotet italiane 1976 1975 dhe 1950 spanjolle 1989 dhe ne 1988 dhe ata nga Britania e Madhe 1967 e 1965.

Dominim

Dominimi si ai i spanjolleve kete vit ne klasat e ndryshme 125 cc Moto 2 dhe Moto GP nuk ishte pare ndonjehere. Sivjet iberiket kane monopolizuar boterorin e motociklizmit. Ne klasin e motoreve 125 cc tre pilotet spanjolle qe jane ende ne lufte per titull Marc Marquez pas fitores ne Philip Island arriti rekordin e Martinez Aspa qe kishte fituar nente gara Nico Terol dhe Pol Espargaro thuajse e kane monopolizuar kampionatin duke e kthyer ate nje njefare boterori spanjoll. Te tre keta pilote te rinj kane ndare deri me tani fitoret me njeri-tjetrin askush pervec tyre ska triumfuar ne nje gare te ketij sezoni. Tashme kur duhen edhe tri cmime te medha nga fundi keta pilote ndahen nga vetem 12 pike. Per sa i perket klasit te Moto 2 motoret jane 600 cc Toni Elias ne asnje moment nuk ka vene ne dyshim aftesite e tij. Ne fillim e rivalizoi paksa nje tjeter spanjoll Julian Simon por me pas Elias mori situaten ne dore duke mbyllur llogarite. Tashme kur kane mbetur tri gara nga fundi Elias u shpall matematikisht kampion pasi fitoi me shume se te gjithe te tjeret. Spanjolli i skuadres Gresini triumfoi plot 7 here nderkohe qe rivalet kane ndenjur duke shijuar spektaklin e tij. Po e njejta histori ishte edhe ne Moto GP motoret jane 800 cc. Kete vit Jorge Lorenzo luajti rolin e Doktorit Valentino Rossi ne pjesen e pare te sezonit ku arriti plot 7 fitore ndersa me pas u mjaftua te administronte avantazhin e krijuar me ndjekesit qe udhehiqeshin nga nje tjeter spanjoll Dani Pedrosa triumfoi ne kater cmime te medha perpara se te demtohej ne mimin e Madh te Japonise ne Motegi. Pra te dy iberiket kete sezon kane koleksionuar plot 11 fitore nderkohe qe Stoner dhe Rossi jane mjaftuar me disa pasarela ne pod.

Historiku

Kjo arritje e rralle nuk eshte unike per Spanjen. Pilotet iberike edhe me pare kishin triumfuar ne tri kategori te boterorit te motociklizmit. Ky limit pra triumfi ne tri kategori asnjehere nuk eshte kaluar ne 62 vitet e boterorit te motociklizmit edhe pse para viteve 90 nuk garohej ne vetem tri kategori kotorrash. Ne Boterorin e 1988-s dhe ate te 1989-s ne klasin 80 cc 125 cc e 250 cc Sito Pons dominoi me nje motor si Honda qe ne ate kohe ishte i pathyeshem. Nderkohe qe edhe Jorge Martinez sot punon si menaxher skuadre fitoi boterorin ne kategorite e vogla brenda nje viti. Nderkohe qe ne te njejtet hapa ecen edhe Manuel Herreros dhe Alex Criville i pari dhe i vetmi spanjoll qe ka fitoi me motoret 500 cc nje titull boteror ne 1999-n. Triumf ne tri kategori ka marre edhe Italia. Per te pare triumfin e fqinjeve tane duhet te shfletojme kalendarin e viteve 1976 e 1975. Ne ate kohe garohej me pese kategori te ndryshme nderkohe qe italianet triumfuan ne tri te tilla fale Walter Villas tre tituj me Harley Davidson Giacomo Agostinit dhe piloteve te Morbidellit Pierpaolo Banchi e Paolo Pileri. Me pare ne 1950 kur garohej ne kater kategori ishte Bruno Ruffo Dario Ambrosini dhe Umberto Masetti qe ngriten flamurin italian ne shkallen me te larte te podeve. Nje tjeter vend qe ka nxjerre pilote mjaft te zote eshte edhe Britania e Madhe. Miti i tyre ka qene Hailwood apo sic njihet ndryshe ne ishull Mike The Bike. Ne 1965 ai fitoi ne klasin 500 cc nderkohe qe Phil Read triumfoi ne klasin e motoreve 250 cc dhe Ralph Bryans ne 50 cc per te kompletuar keshtu tripleten. Nderkohe qe nje vit me pas ne 1967 Mike The Bike beri dopjete pasi triumfoi ne klasin 250 cc e 350 cc ndersa Bill Ivy me triumfin ne 125 cc beri ate qe njihet ne ishull si triple crown.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›