Sfide teknologjise krijohen makinat me rendiment te larte

Ne Shtetet e Bashkuara kohet e fundit tri ekipe fituan nje cmim prej 10 milione dollaresh ne konkursin per te ndertuar nje brez te ri makinash me rendiment te larte.
Fituesit e tejkaluan objektivin qe makinat e tyre te konsumonin 1 liter per 40 kilometra rruge. Makinat iu paraqiten publikut ne nje ceremoni te posacme ku u dha cmimi ne Uashington.
Kjo makine te krijon menjehere idene se cpamje do te kete e ardhmja.
Objektivi eshte qe makina te jete e perballueshme si cmim dhe e lehte per tu drejtuar - thote Ron Serven qe ka projektuar kete makine me ekipin e tij Li-ion Motors.
Ajo eshte nje prej 136 makinave nga e gjithe bota qe konkurruan per cmimin prej 10 milione dollaresh. Objektivi projektimi i nje makine qe harxhon pak karburant e sigurt e mire per mjedisin dhe e perballueshme ekonomikisht.
Brad Jaeger ben pjese ne ekipin Edison2
Qe makina te kete ndikim ne bote ajo jo vetem qe duhet te harxhoje shume me pak karburant por nuk duhet te jete e shtrenjte.
Pas provave te shumta numri i konkurrenteve arriti ne vetem disa te cilet i paraqiten makinat e tyre ne Uashington.
Cmimi do te ndahet mes tri makinave me te mira. Ron Cerven thote se nuk i besohet qe ekipi i tij fitoi.
Punuam per kete makine dy vjet dhe rezultati u vendos ne nje dite. Kjo nuk eshte pune e lehte dhe do te duhet kohe per te kuptuar perpjekjet qe beme.
Zoti Cerven thote se makina e ekipit te tij me dy sedilje eshte elektrike dhe mund ta ngasesh deri ne 240 kilometra para se te duhet te ringarkosh baterine gje qe kushton pak me shume se nje dollar. Cmimi i makines eshte rreth 40000 dollare.
Edhe kjo makine me dy sedilje eshte fituese e cmimit prej 10 milione dollaresh. Ajo eshte prodhuar ne Zvicer nga ekipi X-Tracer ka motor motociklete punon me bateri dhe do te jete gati per prodhim brenda nje viti por cmimi eshte rreth 100000 dollare.
Fituesi i trete i cmimit te madh eshte ekipi Edison2 e vetmja makine me 4 sedilje. Ndryshe nga dy makinat e tjera kjo makine funksionon kryesisht me etanol dhe kushton rreth 20000 dollare.
Brad Jaeger thote se nuk ka rendesi se cfare e ve ne levizje makinen eshte struktura dhe dizenjoja qe e bejne ate efikase.
Kur makina eshte kaq e lehte ajo behet si te thuash pjese e trupit tend.
Fituesit e konkursit synojne te gjejne investitore. Objektivi i tyre ti kthejne keto mjete te se ardhmes ne makina qe njerezit te mund ti perdorin sot.