E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qemal Stafa mbyllet per rindertim riluhet me 2012-n

Arkitekti i stadiumit Qemal Stafa ishte Xherardo Bozio. Ne ate kohe Bozio projektoi impiantin prej 15 mije vendesh.

Derbi midis Tiranes dhe Dinamos i dha fund kapitullit te pare te stadiumit Qemal Stafa. Tempulli i futbollit shqiptar i ndertuar prej italianeve nga kane dale te zhgenjyer shume ekipe me emer si Gjermania Perendimore e Helmut Shenit nenkampione e Botes me 1966 apo Greqia e Oto Rehagelit kampione e Evropes e saposhpallur ne vitin 2004 mbylli dyert dje per tifozet shqiptare. Stadiumi yne kombetar pa dyshim ka historine e tij ne vite e cila e ka shnderruar ne nje monument te pazevendesueshem dhe deshmitar te futbollit shqiptar. Ne nje artikull te dates 3 tetor te vitit 1936 te gazetes Sporti shqiptar sekretari i atehershem i Federates se Futbollit Luigj Shala e cilesonte si te domosdoshem ndertimin ne Tirane te nje stadiumi kombetar. Ngritja e ketij objekti te rendesishem do te ndikonte ne zhvillimin e sportit te futbollit ne vendin tone duke u kthyer edhe ne fushen mike te perfaqesueses se sapokrijuar asokohe.

Nga Shallvaret tek Qemal Stafa

Ne ate kohe Shqiperia si nje vend i varfer qe ishte nuk mund tia lejonte vetes qe te ndertonte nje impiant gjigant. Fushat me te mira ne Shqiperi ishin ajo e Shallvares ne Tirane terreni i Korces Ara e Mushketes ne Durres Fusha e Namazgjase ne Elbasan apo Bacja e Teqese ne Gjirokaster. Eumlndrra e shqiptareve per te pasur nje stadium modern u realizua vetem me 7 prill 1939 pra pas pushtimit te Italise. Projektuesi i stadiumit Qemal Stafa ishte arkitekti nga Firence Xherardo Bozio. Ky i fundit projektoi nje stadium olimpik me nje kapacitet prej 15 mije vendesh me se i mjaftueshem per Tiranen qe ne fundin e viteve lsquo30 numeronte me pak se 60 mije banore. Arena e re moderne e kryeqendres shqiptare plotesonte te gjitha kushtet e percaktuara nga Komitetit Olimpik Nderkombetar. Puna per ngritjen e kesaj vepre me vlere disa milione lira nisi disa muaj pas pushtimit nga Italia. Ne ate kohe ky impiant u financua nga Roma zyrtare. Per qeverine italiane kishte nje rendesi te madhe ky projekt pasi ne kete menyre do te terhiqte me shume vemendjen e shqiptareve. Jo me kot shume vepra te realizuara nga shteti italian u inauguruan nga krahu i djathte i Benito Musolinit ministri i Jashtem Galeaco Ciano. Ky i fundit ishte dhe personi qe nisi ndertimet pra vuri gurin e pare. Kete gjest ai e beri ne gjate vizites se tij ne Tirane ne gushtin e vitit 1939. Fusha e re sportit ne Tirane do te kishte forme eliptike diametri me i madh i te cilit do te ishte 274 metra ndersa me i vogli 142. Stadiumi do te rrethohej i gjithi me nje mur te dekoruar me mermer dhe hyrja qendrore do te ishte madheshtore. Tribunat do te perbeheshin nga 10 shkalle dhe nje prej tyre do te ishte e mbuluar ndersa ne te mund te zhvilloheshin pervec ndeshjeve te futbollit edhe gara atletike. Ndertimi i tij vazhdoi per 3 vjet dhe u nderpre ne gushtin e vitit 1943 pak dite pas kapitullimit te Italise fashiste. Punimet mbeten te ndaluara pasi ne kohen e pushtimit gjerman nuk u vu asnje gur dhe fusha e stadiumit u perdor si vendparkim mjetesh ushtarake. Pas clirimit te vendit rinisi puna per ta vene ne funksionim stadiumin. Ne perfundim pervec fushes dhe pistes se atletikes kishte edhe 22 dhoma dhe 6 korridore. Tirana me ne fund kishte nje stadium te parametrave nderkombetare i cili mori emrin e heroit te luftes Qemal Stafa.

Triumfet

Perfaqesuesja shqiptare ne kete impiant u shpall kampione e Ballkanit per te vetmen here ne historine e saj duke pasur edhe nje debutim mbreselenes pasi edhe publiku mbushi shkallet ne javen kur u mbajt turneu i rendesishem. Shume shpejt ky stadium u kthye ne nje pike referimi pasi priti thuajse te gjitha aktivitetet sportive perfshi edhe garat e para te peshengritjes dhe mundjes. Arena e sportit shqiptar pati kete forme per vite me radhe pervec shkalleve portative te tribunes perkarshi te cilat u shemben gjate derbit Tiranandash Partizani duke u zevendesuar me ato prej betoni ne mesin e viteve 60.

Pas 90-es

Menjehere pasi ra sistemi komunist pati ndryshime te tjera te cilat modernizuan dhe shtuan komoditetin ne stadium duke filluar me pajisjen e tij me stola te cilat e ulen kapacitetin e tij ne rreth 17 mije modernizimin e sistemit te vaditjes se fushes ndersa ne shtator te vitit 1996 ne stadiumin kombetar Qemal Stafa u vendos per here te pare nje sistem ndricimi. Projektoret te cilet u vendosen nga inxhiniere suedeze kishin nje fuqi ndricuese 1200 lux dhe ishin te shperndare ne kater kulla qene nje dhurate e UEFA-s per Federaten Shqiptare te Futbollit. Pista e tartanit e vendosur disa vjet me pare i dha nje pamje me te kendshme impiantit i cili gjithsesi nuk mund te prese gara atletike te rendesishme pasi ka vetem gjashte korsi. Stadiumi kombetar Qemal Stafa edhe sot pas gati 70 vjetesh mban peshen me te madhe te ndeshjeve kombetare dhe nderkombetare ku luajne kuqezinjte dhe klubet e kryeqytetit duke mbetur ende nje pike e rendesishme e futbollit shqiptar.

Rikonstruksioni

Pas disa rikonstruksioneve ne vazhdimesi shtim tribunash ore elektronike stolash dhe ndricim pas gati 71 vitesh te merkuren e 8 shtatorit te vitit 2010 kryeministri i vendit Sali Berisha premtoi rindertimin e plote te nje impianti te ri nderkombetar investimi i te cilit besohet se kap vleren e 35 milione eurove. Nje imazh i ri qe duhet te jete gati ne vitin 2012 e qe perkon me 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise qysh kur Ismail Qemali e shpalli vendin te pavarur nga Turqia me 28 Nentor te vitit 1912. Stadiumi do te jete ndertimi i dyte modern ne 100-vjetorin e Pavaresise pas ndertimit te Parlamentit te ri. Nje dhurate per tifozet e saj te zjarrte - tha kryeministri Sali Berisha asokohe. Nderkohe qe sot vete presidenti i UEFA-s Mishel Platini do te vije ne Tiaren me rastin e 80- vjetorit te FSHF-se pritet te takoje kryeministrin Sali Berisha per te filluar keshtu punimet e impiantit te ri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›