Motoret e ujit qarkullojne pa leje
Vendimi për memorandumin e mjeteve lundruese nuk e kufizon qarkullimin e motorreve të ujit, por është bashkia e Vlorës ajo e cila nuk ka marrë masa për vendosjen e piketave në det. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Vlorë Arben Haidarmataj bën të ditur se pa patur piketat dhe infrastrukturën që është detyrë e bashkive dhe komunave nuk mund të jepen leje qarkullimi për motorrët e ujit.
“Nuk mund të lejojmë lëvizjen e këtyre motorëve si Polici Kufitare deri në plotësimin e kushteve nga pushteti lokal i cili ka detyrimin kryesor përsa i përket lëvizjes së këtyre motorave. Ne shpresojmë që këto detyrime do të përmbushen. Policia kufitare ka marrë të gjitha masat e veta dhe është gati me mjete, me personel, me shërbim, me patrulla që t’i monitorojë siç ja përcakton detyrimin edhe udhëzimi i fundit i ministrit të Brendshëm”- thotë Haidarmataj.
Përsa i përket fluksit të qarkullimit në tre pikaat e kalimit kufitar që mbulon drejtoria e Vlorës, sipas Hajdarmetajt ai është përballuar me shtimin e pikave dhe të personelit duke qënë në shërbim 24 orë.
Festim Llanaj