Ndotja akustike shume here me e larte se norma e BE-se
Niveli i ndotjes akustike në vendin tonë është në shifra alarmante dhe disa herë më i lartë se normat e lejuara nga Be. Nga 55 decibel që është norma e lejuar gjatë orëve të ditës, në qytetet më kryesore ajo e kalon këtë nivel duke shkuar deri në 70 decibel. Më problematike është situata në zonat e plazheve, pasi në një kohë që në orët e mbrëmjes niveli i zhurmave nuk duhet të shkojë më shumë se 35 decibel, të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin, se ato shpesh herë kalojnë masën, duke shkuar deri në 50.
Ky nivel ndotje, që sjellin zhurmat dëmton rëndë dhe shëndetin, duke nisur nga humbja e dëgjimit deri në çrregullime të shëndetit mendor.
“Dëmton qelizat sensitive të kokleas që është një organ në veshin e brendshëm dhe nëse këto zhurma persistojnë edhe për një kohë të gjatë dhe në varësi të moshës, atëherë kthehen dhe në fenomene irreversibile të humbjes së dëgjimit. E dyta, nesë do të bëjmë një listë janë sëmundja ishemike e zemrës dhe rritja e tensionit arterial duke rritur katekolaminat në gjak si noradrenalina, çrregullim të gjumit, emocione negative, depresion, ankth”- thotë drejtori i ISHP-së, Arben Luzati.
Në krye të të dëmtuarve janë punëtorët e fabrikave dhe më pas renditen fëmijët, shkollat e të cilëve janë të përqëndruara pranë rrugëve kryesore, duke sjelle shpërqëndrim total të të vegjëlve, por dhe mangësi në të folur. Vetëm në kryeqytet jo pak shkolla ndodhen buzë unazës, si “Vasil Shanto”, “1 Maji”, “Sabaudin Gabrani” apo dhe “Sami Frashëri”.
“Në qoftë se shkollat janë të ekspozuara nga zhurmat vihet re një mungesë e theksuar në interkomunikimin e nxënësve, ulje te këtij interkomunikimi të nxënësve me mësuesit që do të thotë se mezi flasin. Vështirësohet e folura e nxënësve si dhe ulje përqëndrimi i nxënësve në mësim”- thotë Luzati.
Inspektorët në çdo sezon turistik nuk ngurrojnë të kryejnë monitorime të nivelit të zhurmave dhe kryesisht në zonat më të frenkuentuara nga pushuesit. Nga eksperienca e një viti më parë kjo detyrë nuk është kryer siç duhet dhe Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, penalizoi me gjoba shumë inspektorë dhe paralajmëroi për largime nga puna.
Julia Bardhushi