E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfrytezimi i lumenjve firmat shkelin afatet

Basenet e ujërave dhe shtratet e lumenjve duhet të shfrytëzohen nga firmat private gjatë periudhës 15 qershor -15 tetor, pasi  ky është afati ligjor i përcaktuar nga ministria perkatëse. Por përveç që këto afate nuk respektohen janë aktivitetet e palicensuara ato që punojnë duke shkelur tërësisht rregullat e paracaktura duke marrë inerte pranë urave dhe përtej afateve të përcaktuara, duke shkaktuar përmbytje dhe shkatërrim të tokave bujqësore.

“Puna dhe shfrytëzimi në bazë të projekteve dhe brenda kuadrit ligjor të shtretërve të lumenjve për firma që kanë shkelur këtë kuadër ligjor janë marrë masa me heqjen e lejes, me pezullim të lejes, me ndërhyrje në zonat kritike ku ka patur grryerje të tokave, me heqje të zonave të shfrytëzimit. Ky është një proces i vazhdueshëm i cili nuk ndërpritet në moment”- thotë shefi i Agjencisë Rajonale të Basenit në Fier, Ardian Dine.

Përsa i përket kushteve të dhënies së një lejeje shfrytëzimi Dine sqaron se procedurën që miratohet nga Këshilli i Baseneve me në krye prefektin e qarkut ku 70% e tij janë anëtarë institucionesh dhe 30% përfaqësues te biznesit të intresuar për këtë fushë. Për të parandaluar aktivitetin pirat janë hequr 13 leje dhe janë pezulluar 9 të tilla vetëm në 6 muajte parë të këtij viti.

Aleksandër Nushi    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›