E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS skema per mocionin e mosbesimit ndaj kryetares se Kuvendit Topalli

Grupi parlamentar Socialist do te vendose sot skemen qe do te ndiqet per kryerjen e nje mocioni mosbesimi per kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe me pas per kryeministrin Berisha. Burime nga Partia Socialiste bejne te ditur se ne mbledhjen qe do te zhvillohet ne mesdite do te kete nje konsultim midis deputeteve per menyren qe do te zgjidhet per te zhvilluar mocionet e mosbesimit te cilat jane paralajmeruar edhe nga kryetari i Partise Socialiste. Pika kryesore qe do te synoje PS-ja do te jete zhvillimi i nje votimi te fshehte ne menyre qe deputetet te mos kene frike per voten e tyre.
Ideja per nje mocion mosbesimi qarkullon prej kohesh ne ambientet e selise roze.

Grupe te ndryshem deputetesh gjate diskutimeve qe kane pasur me kryesocialistin i kane kerkuar atij qe te ndermarrin nje nisme ligjore ne Kuvend per shkarkimin e kryeparlamentares dhe kryeministrit. Ka pasur edhe nga ata deputete te cilet kane shprehur mendimin se nje nisme e tille do te sillte dhe perballjen e forcave reale ne Kuvendin e Shqiperise pasi do te pasqyronte se si jane numrat ne parlament. Perllogaritja e numrave nuk qendron tek ata te cilet tashme dihen por tek te lekundur ne kampin e mazhorances te cilet do te mund te shprehin me ane te votes pakenaqesine e tyre per menyren se si menaxhohet parlamenti dhe ekzekutivi.

Per te bere te mundur kete gje grupit parlamentar Socialist do te kembengule ne zhvillimin e mocionit te mosbesimit me votim te fshehte dhe jo me votim elektronik. Burime nga selia roze shprehin sigurine se nese do te mund te realizohet nje votim i fshehte per mocionin e mosbesimit ndaj Topallit atehere kjo e fundit do te rrezohet nga funksioni i kryetares se Kuvendit te Shqiperise. Socialistet do te kerkojne zbatimin e nenit 60 te rregullores se Kuvendit pika 1 ku thuhet se votimi i fshehte behet per ceshtje qe kane te bejne me personat. Votimi i fshehte pervec rasteve kur nuk lejohet te kryhet sipas Kushtetutes ligjit ose kesaj Rregulloreje mund te kerkohet nga te pakten 7 deputete dhe vendoset me votim nga Kuvendi. Kerkesa per votim te fshehte duhet te formulohet ne kohen qe drejtuesi i seances mbyll diskutimet deklaron se do te kalohet ne votim dhe perpara se te kete ftuar deputetet te votojne me ngritjen e dores ose nepermjet mjeteve elektronike - thuhet ne piken dy te nenit 60.

Partia Socialiste eshte shprehur e vendosur per organizimin e ketij mocioni mosbesimi. Madje ne fjalen e mbajtur ne Asamblene Kombetare kryesocialisti Rama duke iu referuar progres raportit per Shqiperine tha se do te vendosin per te kerkuar nje seance te jashtezakonshme te Kuvendit lidhur me kete deshtim te madh ne rrugen e integrimit dhe le te shikojme mundesine e nismes se mosbesimit te kryetares si nje pengese e identifikuar deri nga vete Komisioni Europian per arritjen e standardeve europiane ne jeten parlamentare te vendit. Te gjitha pakenaqesite e opozites per kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli qe sic jane bere te ditura fillojne tek problemet me pagat dhe deri tek menyra e drejtimit do ti shtohen arsyetimit te kerkeses se deputeteve per mocionin e mosbesimit.



Pas vendimit te KE per heqjen e vizave kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli e vleresoi ate si rezultat te punes dhe reformave te guximshme qe ka bere qeveria dhe punes se shqiptareve. Ne nje dalje publike te saj per te pershendetur votimin e ministarve te BE-se Topalli u shpreh e sigurt se shqiptaret do ta shfrytezojne kete mundesi me pergjegjesi.

Vendimi unanim ashtu si vendimi i Parlamentit Evropian me 7 tetor ishte njohja e progresit te Shqiperise permes reformave te veshtira e te guximshme te ndermarra nga Qeveria Kuvendi si edhe punes te te gjithe shqiptareve ishte njohje e luftes kunder krimit e korrupsionit ishte njohje e sigurise se Shqiperise-u shpreh Topalli.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›