E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motra e Fatbardhës, për herë të 2 përballë Hoxhës

Aldo Hoxha

TIRANE- Ngjan por nuk jam plotësisht e sigurt, nuk mund të them me siguri që është ky, edhe pse ka ngjashmëri të madhe.

Këto kanë qenë pohimet e Lumturie Gjanës, motrës së Fatbardha Tafës, edhe në përballjen e dytë me Aldo Hoxhën, të arrestuarin me dyshimin se është ai autori i vrasjes për një varëse, e cila ndodhi më 7 gusht. Ndërsa Policia po vazhdon hetimet për bashkëpunëtorin e 20- vjeçarit, Prokuroria ka bërë ballafaqimin e dytë të motrës së viktimës me të arrestuarin, por edhe kësaj radhe nuk është arritur të merret një pohim absolut për të riun. Pak a shumë i njëjtë kishte qenë pohimi i Lumturie Gjanës edhe në ballafaqimin e parë me Aldo Hoxhën, pasi i riu u arrestua më 11 gusht 2012, katër ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur tek Fusha e Aviacionit në kryeqytet. Ndërkohë që edhe ballafaqimi i dytë është realizuar, grupi i hetimit është fokusuar në mbylljen e ciklit të dëshmive për kapelën e përdorur në ngjarje, e cila ka rezultuar se ka pasur në pjesën e brendshme të saj një fije floku të Aldo Hoxhës. Grupi i hetimit ka marrë në pyetje Lumturie Gjanën dhe tre fëmijët që ndodheshin me atë dhe Fatbardha Tafën dhe po sheh mundësinë e pyetjes së personave të tjerë në lidhje me kapelën….

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›