E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nazimja u përgatit dy muaj për ta vrarë Fiqiriun

Drita Visha, gjyshja e Nazime Vishes

Nazime Visha kishte disa javë që përgatitej për të vrarë Fiqiri Muçën, me të cilin rezultoi se kishte pasur një lidhje intime disavjeçare. Ajo kishte gjetur armën, kishte mësuar ta përdorte dhe më pas e kishte fshehur kallashnikovin në një vend të sigurt që ta kishte gati kur të vinte momenti.

Dhe kur ai moment erdhi, mes Nazimes dhe Fiqirut pati vetëm një dialog që zgjati vetëm pak sekonda, dhe më pas të shtëna me automatik, fillimisht një e nga një, më pas me breshëri. Plumba që vetë Nazime Visha ka pohuar dhe pranuar se i ka shkrepur drejt viktimës, madje edhe e ka ndjekur rreth 100 metra për tu siguruar që ai ka vdekur, derisa Fiqiri Muça ka rënë i pajetë në përroin e fshatit Krrabë të Tiranës. Të gjitha këto detaje i tregoi dje gjyshja e Nazimes, Drita Visha, e cila shpjegoi rrethanat se si ndodhi krimi në orët e para të mëngjesit të së hënës, në Krrabë të Tiranës. Armën e kisha gjetur bashkë me Nazimen në pyll, kur kullosnim bagëtinë. E kam montuar vetë, pasi në pyll gjetëm vetëm hekurishte dhe fishekët. E kam rregulluar, pastruar dhe kam mbushur karikatorin me fishekë. Më pas, bashkë me Nazimen e fshehëm poshtë shkallëve të shtëpisë, afër portës dhe ajo më thoshte herë pas herë që, në rast se Fiqiriu do të vinte për ta rrëmbyer sërish, ajo do ta vriste, tregoi dje gjyshja e 18-vjeçares. E pyetur nëse Nazimja dinte ta përdorte armën, Drita Visha shpjegoi se për këtë është pyetur edhe nga Policia, por u ka treguar se Nazimja e kishte mësuar vetë që ta përdorte armën. Të njëjtën pyetje më bënë edhe policët që erdhën këtu. Ju thashë që përgjegjësinë për armën e mbaj unë, sepse unë e kam rregulluar dhe pastruar, sepse dikur kam ditur se si përdoren armët….

(Rrefimin e plote te gjyshes se Nazime Vishes, e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

ETLEVA DELIA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›