Motra e Ziverit: Kush ma vrau vëllanë? Turp për drejtësinë
Të tjera rreth shkrimit Mbesa: Si mund të lirohet ai që vret?
TIRANE - Në një rrëfim ekskluziv për gazetën Shqiptarja.com, Trëndafile Muhameti (në foto) motra e demonstruesit të mbetur të vrarë më 21 Janarin e dy viteve më parë, Ziver Veizit gjatë protestave të opozitës para Kryeministrisë, reagno menjëherë pas publikimit të videos së aktekspertizës në rrobat e Ziverit, teksa bën fajtorë Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm, komandimin e Gardës së Republikës dhe vetë gardistin që sipas saj ka qëlluar me armë ndaj Ziverit.
Turp! Kështu shprehet motra e të ndjerit për drejtësinë e munguar, siç e cilëson ajo vendimin e pafajësisë dhënë për komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo.
Në rrëfimin e saj prekës, Trëndafile Muhameti tregon se vëllai i saj erdhi nga emigracioni pa e ditur që do të “pushkatohej nga padrejtësia e Gjykatës”.
SHKRIMI I MOTRES SE ZIVER VEIZIT
Kush e vrau Ziverin?.Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Komandanti i Gardës, apo Gardisti?..TURP!..Drejtësia po zhytet e mbytet në llumin e kohës. "Xhungla" shqiptare kullon gjak e lot. Edhe kafshët e pyllit bashkëpunojnë e veprojnë me ligje të pashkruara. Këtu ekziston ligji, po kur thotë Maliqi. Për këtë u kthye Ziveri nga Greqia. U nis më 17 janar për t'u takuar me njerëzit e tij dhe u kthye më datë 20 janar për të marrë pjesë në protestë. Më 20 janar, ai nuk e dinte që do të vritej në bulevard para derës së kryeministrit. Por ai nuk e dinte që do pushkatohej edhe një herë tjetër nga padrejtësia e Gjykatës së urdhëruar, edhe pse i vdekur për qejf të pushtetit me histori të rrallë, edhe në arenën ndërkombëtare...Ne të gjallët, vëllezërit, motrat, fëmijët, fisi, protestuesit e 21 janarit, shokët e tij, nuk jemi të qetë...Zullumet e Zullumqarëve janë bërë det, e kështu nuk i lanë as lumë e as përrua. Shpresa dhe durimi kanë mbaruar. "Drejtësia" e di kush e vrau Ziverin, por nuk flet se i ka ikur zëri...Edhe ne e dimë!..E njohim....Thuhet këtej nga Labëria:" Borxh pa larë e hak pa marre, nuk ka! "
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)