E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet ankesa e Realit ndaj Barcelonës

UEFA e ka refuzuar ankesën e Real Madridit ndaj “sjelljes jo të mirë të lojtarëve të Barcelonës” në takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu. Mediat spanjolle kanë njoftuar se Komisioni i Disiplinës i UEFA-së është mbledhur ditën e djeshme, ndërsa e ka hedhur poshtë ankesën e Realit. Los Blancos u ankuan për sjelljet e lojtarëve, si Dani Alvesh, Sergio Buskets, Pedro, Zhoze Pinto, Sejdu Keita dhe Viktor Valdes, të cilët, sipas ekipit madrilen, kishin ndikuar në vendimet e gabuara të arbitrit kryesor të ndeshjes. “Protesta e Realit për sjelljen e lojtarëve të Barcelonës kundrejt Kepler Da Lima Ferreira (Pepe), hidhet poshtë, pasi nuk ka asnjë strategji të përbashkët për të provokuar lojtarin e Real Madridit,” shkruhej në komunikatën zyrtare të UEFA-s

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›