Tepelena i vijon stërvitjet, ndonëse kampionati rinis në mars
Nga ROLAND SULI
Kanë kaluare disa ditë nga përfundimi i fazës së parë për Kategorinë e Dyte, gjithsesi dhe skuadra tepelenase vazhdon stërvitjen tre here në javë. Tepelena e mbylli fazën e parë si kampione dimri në grupin Bdhe kjo gjë i ka bërë drejtuesit dhe futbollistët e tepelenas që të jenë më të preokupuar që këtë ndërprerje të gjatë mes fazave ta shfrytëzojnë në të mirë të tyre, në mënyrë që në gjysmën e mbetur të sezonit të ruhen pozitat dhe Tepelena të ngjitet në Kategorinë e Parë. Skuadra e fazës së parë u ka pëlqyer edhe tifozëve vendas, gjë të cilën e pohon edhe kryetifozi Gani Merkohasani. Për tifozët Tepelena ishte skuadra më e mirë në grupin e jugut, pasi rezultatet e arritura nuk lënë vend për koment, 8 fitore dhe 1 barazim i arritur në transfertën e Bilishtit. Kjo paraqitje tregon se trajneri Ilir Selimi dhe bashkëpunëtorët e tij kane krijuar një ekip konkurrues dhe rezultativ. Ndonëse Tepelena kreu një fazë të parë të mrekullueshme, përsëri është e nevojshme që grupi të përforcohet në merkaton e dimrit, në mënyrë që objektivi, ngjitje në Kategorinë e Parë, të mos vihet në diskutim.
Grupi A
Java 10
03 mars 2013
VORA-LUZI
SUKTHI-EGNATIA
KORABI-VELEÇIKU
DOMOSDOVA-ERZENI
TURBINA-OLIMPIK
Renditja
Veleçiku 22 7 1 1 22-1
Olimpik 17 5 2 2 17-11
Vora 16 5 1 3 15-1
Turbina 15 5 0 4 11-13
Sukthi 13 4 1 4 15-1
Domosdova 13 4 1 4 9-8
Luzi 2008 13 4 1 4 14-1
Korabi 12 4 0 5 12-16
Erzeni 6 2 0 7 8-19
Egnatia 1 1 1 7 7-19
Shënim: Egnatia ka -3 pikë nga
Komisioni i Disiplinës
Grupi B
Java 10
03 mars 2013
Memaliaj-Gramozi
Këlcyra-Bilisht Sport
Delvina-Skrapari
Sopoti-Përmeti
Albpetrol-Tepelena
Renditja
Tepelena 25 8 1 0 24-2
Albpetrol 24 8 0 1 25-6
Bilisht Sport 19 6 1 2 17-9
Delvina 15 5 0 3 17-10
Sopoti 12 4 0 5 10-12
Gramozi 10 3 1 5 6-16
Memaliaj 8 2 2 5 11-14
Skrapari 8 2 2 5 11-22
Përmeti 5 1 2 6 5-20
Këlcyra 4 1 1 7 5-14