Brazili e zyrtarizon trajnerin

Luis Felipe Scolari është zyrtarizuar si trajner i ri i Brazilit në futboll. Pas shkarkimit të Mano Menezes, Brazili kishte bërë gati një listë për trajnerin e ri, në mesin e të cilëve ishte edhe Pep Guardiola.
Scolari ishte zgjedhja e fundit pasi që ishte pikërisht ky trajner, ai që e kishte bërë Brazilin për herë të fundit kampion bote në vitin 2002.
Që nga ajo kohë, Scolari ishte trajner i Chelseat, përfaqësueses së Portugalisë si dhe skuadrës braziliane Palmeiras./Indeksonline.