E Shtunë, 31 Tetor 2026

QPR në Manchester, pa trajner, rikthehet Redknap

Skuadra e QPR-së e ka shkarkuar nga posti i trajnerit, strategun Mark Hughes. Vendimi është marrë nga bordi i drejorëve të skuadrës pas rezultateve tejet të dobta të skuadrës londineze.

QPR do të jetë pa trajner në ndeshjen e radhës ndaj Manchester United ndërsa skuadra do të udhëhiqet nga asistentët Mark Bowen dhe Eddie Niedzwiecki .

Mirpo pas kësaj ndeshje trajner i ri do të jetë Harry Redknapp. Ish trajneri i Tottenhamit është pajtuar që të drejtoj skuadrën e QPR-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›