E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Ndryshon termini i El Clasicos

Federata Spanjolle e ka aprovuar kërkesën e Real Madridit që të ndryshojë terminin e El Clasicos. Ndeshja duhetj të zhvillohej me datë 2 mars në orën 21:00, ndërsa tani ndeshja do të luhet 5 orë më herët.

Ndeshja do të luhet me 2 mars në orën 16:00. Kjo kërkesë e Realit ishte arsyetuar për të qenë skuadra më e pushuar para sfidës kthyese në Ligën e Kampionëve me Manchester United.

Me këtë rast duhet të marrë shembull Federata Angleze e cila në një mënyrë e ka dëmtuar Manchester United duke i lënë terminin me Evertonin vetëm 3 ditë para sfidës, për të cilën gjë është ankuar edhe Sir Alex Ferguson./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›