Dasmat, lulet natyrale më të preferuarat
Të realizosh një dasmë është e kushtueshme, por aksesori që e bën më të veçante , mbeten lulet, dhe pse ato kanë çmim të kripur. Luleshitesja Ana Hila, ndërsa ofron një ambjent plot harmoni, tregon se lulet natyrale janë më të preferuarat, e mbi to dominon trendafili. Ajo shton se lulet e stinës janë shumë më të lira se ato që janë më ekzotike. Kështu, do kursesh shumë dhe
dekoret dhe buqetat do duken po aq bukur.
Edhe pse lulet preferohen në çdo sezon, ato kanë shiten më shumë me rastin e festave, por më konkretisht gjatë muajve korrik dhe shtator, ku dasmat mbizotërojnë.