Mourinho: E dua Rooneyn dhe titullin

Jose Mourinho e ka nisur "rutinën" e tij me deklarata interesante. Trajneri i Chelseat ka thënë se është i gatshëm për fillimin e Premierligës Angleze.
"Lojtarët e mi janë në formë dhe jemi të gatshëm për suksese. Synojmë që të fitojmë titullin në Premierligë i cili mbetet prioriteti ynë kryesor. Ne ende nuk jemi dorëzuar në garën për të fituar shërbimet e Rooneyt. Megjithë këmbënguljen e United, ne nuk jemi dorëzuar për Rooneyn. Na duhet një lojtar si ai dhe shpresoi se do të transferojmë atë. Unë jam i kënaqur që përsëri jam në futbollin anglez. Mendoj se do të ndihmoj skuadrën time, por edhe vetë futbollin anglez" deklaroi Mourinho./Indeksonline/