Erick Tohir në Milano për të mbyllur marrëveshjen
Inter është gati të mbyllë marrëveshjen me Erik Tohir. Biznesmeni i njohur indonezian dje në mbrëmje ka zbarkuar në Milano për të përfunduar edhe detajet e fundit të mbetura për të mbyllur marrëveshjen me Moratin.
Mediat italiane njoftojnë se presidenti zikaltër do të shesë 75 për qind të aksioneve të Interit ndërsa vetë do të mbetet sërish në krye të klubit.
Kthimi i Tohir në Itali është një sinjal i rëndësishëm që avokatët e të dyja palëve të lëvizin sa më shpejtë për të hedhur edhe penën mbi letër. Sigurisht që në tavolinë po diskutohen edhe disa detaje teknike por të gjitha zhvillimet e fundit të çojnë se diçka e madhe po ndodh brenda klubit zikaltër.
Pas përballjes kokë më kokë të 25 Korrikut, Moratti dhe Tohir do të bëjnë edhe takimin përfundimtar që është i parashikuar për këto ditë dhe maksimumi shkon në 15 ditë, që është afati i fundit i vendosur nga biznesmeni.
Ndërkohë Tohir ka bërë gati gjithçka që do të hedh në tryezën e Moratit. Ai ka lejuar të shesë 15 për qind të aksioneve të Filadelfia 76 për tu përqëndruar totalisht te Interi.