Real-Bejl, blerja në tre mënyra
Reali i Madridit dhe Garet Bejl po afrohen.
Lojtari uellsjan nuk do të luaj në ndeshjen e parë të Premier League ndaj Kristal Palas për shkak të një dëmtimi. Në fakt klubi anglez raporton se ai është i lënduar ndaj edhe nuk do të aktivizohet, por realiteti është se Real dhe Spërsat po diskutojnë detajet e fundit për transferimin me anë të tre propozimeve. Por si do të paguhet shifra e transferimit dhe sa do të jetë?
Mediat në Angli dhe Spanjë raportojnë se Perez është gati të paguaj më pak se 98 milionë euro. Mënyra e dytë është që të paguaj rreth 98 milionë euro për 4 vjet ndërsa e treta është pagesa e 117 milionë euro për 6 vjet.
Garet Bejl nuk luan që nga Korriku. Një gjë është e sigurt, që Uellsjani do ti japë lamtumirën Totenhamit dhe këtë gjë dëshiron ta bëjë sa më parë të jetë e mundur. Kjo është në të mirën e të dyja kompanive por ende nuk ka marrëveshje finale për pagesën. Ngelet të shohim reagimin e presidentit, Daniel Levi për tre propozimet e galaktëve. Ngelet të shohim nëse telenovela Bejl më në fund do të ketë një përfundim të lumtur.