E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho: Higuain, tani mbrojtës i majtë

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka ironizuar duke thënë se kriza aktuale te klubi mbretëror mund ta shohë sulmuesin Gonzalo Higuain pa problem në krahun e majtë të mbrojtjes për sfidën ndaj Mallorcas të dielën.

Mourinho është i detyruar që të luajë ndaj Mallorcas pa Marcelon dhe Coentraon në krahun e majtë, pasi që të dy janë të dëmtuar, ndërsa ka bërë shaka duke thënë se mund të inkuadrojë edhe Higuainin në atë pozitë.

“Në krahun e majtë ndaj Mallorcas do të jetë Higuain. Ai është i shpejt, i fuqishëm, ai kroson mirë dhe mund të shënojë gola me këmbën e majtë”, ka ironizuar Mourinho.

Ai shtoi se ndeshja do të jetë e komplikuar pasi Mallorca është ekip i mirë dhe dëmtimet e shumta mund të tregohen .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›