Elbasan, plagoset me thikë 29-vjeçari, arrestohet autori

Një 29-vjeçar është plagosur me thikë paraditën e sotme në Elbasan ndërsa policia ka arrestuar edhe autorin e ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Beqir Dardha” të Elbasanit ku 29-vjeçari Ervis Aliu është qëlluar me thikë nga 30-vjeçari Zamir Mustafai I cili u arrestua nga policia.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale mes autorit dhe të plagosurit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.