E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho: I dua ndeshjet ku vendosin detajet

Trajneri i Real Madridit Jose Mourinho, ka pranuar se mezi pret që të nisë faza eliminuese e Ligës së Kampioneve pasi sipas tij, ai më  shumë dëshiron ndeshjet eliminuese. “Me pëlqejnë shumë ndeshjet në fazën eliminuese, i dua ato. Kjo lloj gare është krijuar për njerëzit që janë të fortë psiqikisht dhe qe janë nën presion gjatë gjithë kohës. Detajet në këto ndeshje e bëjnë dallimin, pasi një gol i dhënë më shumë apo një i pranuar më shumë e përcakton fatin e skuadrës, do të thotë një gabim i vogël, bënë dallim shumë të madh”, ka deklaruar Morinho, për Real Madrit Tv.

Ai ka folur edhe për kundërshtarin e Realit në fazën e ardhshme të Champions League, Lyonin. “Nuk guxon të presësh për ndeshjen e dytë për të zgjidhur problemin. Ndeshjen e parë duhet ta luash gjithmonë për fitore, edhe nëse je mysafir, ne do të provojmë të zgjidhim gjërat qe në ndeshjen e parë”, ka deklaruar mes tjerash Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›