Bendtner: Arsenali mund ta befasojë Barcelonën

Nicklas Bendtner beson se nuk ka arsye që Arsenali të mos e mposhtë Barcelonën dhe të eliminojë gjigantin spanjoll nga Liga e Kampionëve.
Topçinjtë do të takohen me Barcelonën të mërkurën në Emirates Stadium në kuadër të 1/8-tës së finales së garës evropiane.
“Ne duhet të shfrytëzojmë shanset tona këtë herë, pasi mund ta mposhtim secilin në ditën tonë. Ne e kemi treguar këtë. Do të doja të mendoj se ne jemi një prej atyre pak ekipeve që mund t`i bëjmë ballë Barcelonës, por duhet t`u jepni shumë merita atyre për mënyrën se si ata janë gjithmonë pozitiv”.
“Ne e dimë se ata janë të mahnitshëm, një ekip i pabesueshëm, por ne kemi lojtarë të shkëlqyeshëm po ashtu, dhe mënyra se si luajmë ne është shumë e ngjashme me të tyren. Të gjithë djemtë janë të ndezur të sigurohen se ne do të luajmë me potencialin tonë. Nëse e bëjmë këtë ne kemi shans, veçanërisht në Emirates”, ka thënë Bendtner.