E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bale mund te luaje ndaj Milan

Trajneri i Tottenham Hotspur, Harry Redknapp, pranon se Gareth Bale mund të rikthehet në fushë në ndeshjen e së martës ndaj Milan, e vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampioneve.

Uellsiani nuk luan prej tre javësh për shkak të një problemi në shpinë.

Gjithashtu, edhe Rafael van der Vaart mund të luajë ndeshjen ndaj kuqezinjve edhe pse më parë ishte raportuar se këta dy lojtarë nuk do të ishin të disponueshëm ndaj Milan. Mesfushori tjetër i dëmtuar, Luca Modric, është përfundimisht mungesë në këtë ndeshje.

“Bale mund të rikthehet, ndërsa duhet të vëzhgoj gjendjen e Van der Vaart. Nëse Bale është mirë të hënën, besoj se të martën do të luajë”, u shpreh Redknapp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›