Mourinho: Ishte momenti më i mirë në jetën time
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, e ka përshkruar eliminimin e Barcelonës si disfatën më të lezetshme në jetën e tij.
Pas 45 vitesh pauzë Interi përsëri është kualifikuar në finalen e garës sportive më të madhe në Evropë, pasi lojtarët e Interit në Camp Nou u mposhtën me rezultat minimal 1-0.
"Fitorja iu takon të gjithëve që luajtën sonte dhe atyre që nuk ishin në fushë, fansave të cilët vuajtën me ne në Camp Nou dhe fansave të cilët vuajtën në shtëpi. Historinë të cilën e shkruam sonte është diçka të cilën do të duhet t'ua tregojmë nipave tonë dhe jo mediave. Kjo është një ditë e mahnitshme", ka thënë Mourinho pas ndeshjes së mbrëmshme.
"është humbja më e lezetshme në jetën time, por ky ekip ka merituar barazim 0-0. Ky është ekip i heronjve, të gjithë e dhanë gjakun në fushë. Jam krenar për ta", ka shtuar portugezi.