E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, ish kryeministri takon sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe


Ish kryeministri i Irakut Iyad Allawi u takua të mërkurën në Kajro me sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe Amr Musa për të diskutuar procesin zgjedhor dhe situatën aktuale në Irak. Allawi bëri thirrje të mërkurën për krijimin e një qeverie të monitoruar nga ndërkombëtarët. Ai tha se parlamenti duhet të mblidhet përsëri për të mbikqyrur autoritetet Shiite, deri kur rezultatet e 7 marsit të ratifikohen.
Irakenët kishin shpresuar se zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar do të sillnin një paqe të qëndrueshme dhe prosperitet ekonomik 7 vjet pas përfundimit të udhëheqjes nga SHBA-ja. Në përgjithësi dhuna ka rënë ndjeshëm që nga kulmi i saj në vitet 2006-2007. Por votimet nuk sollën asnjë fitues konkret duke shkaktuar një periudhë të zgjatur politike me Shiitët e pasigurtë, me Sunitë e mbështetur dhe me kurdët për të përfituar në negociatat koalicioniste. Qeveria e aktuale e Malikit është duke shërbyer në një rol kujdestar që kufizon kompetencat e saj mjaft ndjeshëm. Ajo mund të ndjekë normalisht bizneset e qeverisë siç janë pagat e sektorit publik, por nuk mund të miratojë ligje të reja apo të nënshkruajë kontrata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›