Mourinho: Jam trajner ideal për Realin

Jose Mourinho thotë se ai mund t'i bëjë ballë presionit te Real Madrid, pasi ai është një person 'special'.
"Profili im si trajner është më ndryshe nga ai që Madrid ka pasur këto vite. Nëse gjërat shkojnë keq këtu dhe unë duhet të shkoj, do të gjej klub menjëherë ditën tjetër. Por jo Palmeiras ose Gava ose në qytetin tim. Do të jem përsëri me një prej klubeve më të mira në botë", ka thënë Mourinho.