E Diel, 1 Nëntor 2026

UEFA ndalon vuvuzelat në ligat evropiane



Federata Evropiane e Futbollit e ka ndaluar sot futjen e vuvuzelave në stadiumet gjatë kampionatit evropian dhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

UEFA tha se boritë e plastikës "nuk i përshtaten Evropës", sepse janë tepër të zëshme dhe i mbulojnë këngët e tifozëve dhe reagimet emocionale në terren.

UEFA tha se të gjitha federatat kombëtare janë dakorduar që të ndalohet përdorimi i vuvuzelave në garat e klubeve evropiane.

Vuvuzelat u përdorën gjatë Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut.

FIFA refuzoi të ndalë përdorimin e tyre, me arsyetimin se vuvuzelat janë pjesë e kulturës afrikane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›