Basketboll, Turqia fiton derbin ballkanik

Turqia ka fituar derbin ballkanik duke mundur Greqine me rezultatin 76-65 ne diten e katert te Boterorit te Basketbollit. Perpara 10 mije tifozve te pranishem ne “Ankara Arena” perfaqesuesja turke do te dominonte ndeshjen duke qndruar gjithmone ne avantazh. E udhhequr nga Ersan Ilyasova vendasit do te regjistronin fitoren e trete radhazi ne kompeticionin qe po zhvillohet ne shtepine e tyre. Ilyasova, i cili luan ne NBA me Milaukee Bucks shenoi 26 pike, duke u bere dhe protagonisti i suksesit te kombtares se Turqise, e cila kryeson grupin C me pike te plota.
Nje tjeter humbje ka regjistruar Spanja. Kampionet e botes ne fuqi jane mundur me shifrat 76-73 nga Lituania, duke treguar edhe nje here nje forme te dobet. Pa yllin e skuadres Pau Gasol perfaqesuesja spanjolle ka dhuruar nje tjeter performance shume larg asaj te Boterorit te fundit, ku arriti te fitonte titullin kampion dhe pas tre ndeshjeve te luajtura e sheh veten ne vendin e katert te grupit D, ku kryeson Franca.
Kombetarja franceze, edhe pse pa lojtarin me te rendesishem Tony Parker ka regjistruar fitoren e trete radhazi ne kete faze te Boterorit, pasi ka mundur me rezultatin 68-63 Kanadane.
Nertan Prifti < I mëparshmi