Mourinho: Juve? Nuk është rivali kryesorTrajneri i Interit: "E shoh që nuk po fle, por nuk është rivali kryesor për titull"

Publikoje ne:
Milano – Jose Mourinho u rikthehet grushteve kundër Juventusit: “Nuk është rivali kryesori për titull. Kam frikë vetëm nga Parma”. Ky është ngacmimi i ri i trajnerit të Interit para ndeshjes me emilianët italianë. “E shoh Juven njëlloj si vitin e kaluar, me respektin për kualitet që ka. E shoh që nuk po fle, por nuk është rivali kryesor për titull”. Të mërkurën Interi luan në Champions League kundër Barcelonës. “Sfida me Barcelonë më kushtëzon zero. Nuk mendoj për Barcelonën. Nuk dua të humbas pikë tjera në shtëpi. Nuk flas për module, them vetëm se ndeshja kundër Parmës është më e vështira dhe më e rëndësishme që kemi”. Me Parmën luan mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili.
E Shtune, 12 Shtator 2009