E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea,marrëveshje të re për Kalou

Mediat angleze shkruajnë se Chelsea së shpejti do të ulet në karrigen e negociatave me Salomon Kalou për të vazhduar kontratën e lojtarit.
Marrëveshja e Kalou skadon në fund të këtij sezoni, nga e cila ai fiton rreth 30 mijë pound në javë. Sipas "Daily Mail", Chelsea është i gatshëm t'i dyfishojë të ardhurat e lojtarit të repartit ofensiv.
Gazeta shkruan se arsye për këtë është interesimi për të nga ana e trajnerit të Interit, Jose Mourinho. Spekulohet se Mourinho dëshiron të sjellë 24-vjeçarin në kampionatin italian dhe mund t'i ofrojë atij pagë prej 50 mijë pound në javë.
Interi mund të nënshkruajë para-marrëveshje me lojtarin që në janar, andaj blutë do të fillojnë negociatat me agjentin e lojtarit që në javën e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›