Le Havre sërish akuza Manchesterit

Presidenti i klubit francez Le Havre, Jean Pierre Louvell, vazhdon të mbajë qëndrimin se Manchester United ilegalisht ka angazhuar ish-të riun e kësaj skuadre, Paul Pogba.
Klubi francez ka akuzuar kampionin e Anglisë për angazhim jolegal të talentit të madh të këtij klubi dhe ka paralajmëruar se do të bëjë ankesë në FIFA. "Ky është 'rrëmbim' i një lojtari të ri. Lojtari kishte marrëveshje me ne dhe kishte nënshkruar 'para-marrëveshje'. Avokatët tanë do ta dërgojnë rastin në FIFA, nëse është e nevojshme do shkojmë edhe para Gjykatës për Arbitrazh Sportiv", ka thënë Louvel për L'Equipe.
"Pogba duhej të nënshkruante marrëveshje me ne, por kjo nuk ndodhi sepse prindërit e tij nuk e dëshironin këtë. Sot ai nuk është i licencuar si lojtar i Manchesterit, pasi FFF nuk i ka dërguar certifikatat. Klubet e mëdha nuk mund të sillen kështu. Lojtari është i humbur dhe ne presim që dënimi të na mbrojë në të ardhmen", ka thënë më tej francezi.