E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho: Ka ikur koha e supershenzimeve

Trajneri I rikthyer te Chelsea, portugezi Jose Mourinho, ka deklaruar se ka kaluar koha e shpenzimeve marramendëse dhe se do t’i pranojë rregullat e reja të Fair Playt Financiar të caktuara nga UEFA.

Kur erdhi te Chelsea në 2004-tën ai shpenzoi hiq më pak se 70 milion funta, dhe i pyetur nga gazetarët se a do të ketë transfere spektakolare këtë edicion ai u deklarua se ne më shumë do të punojmë me talentët e rinj, dhe se do të fokusohemi te Champions League, për shkak të përfitimeve më të mëdha, poashtu së bashku me bordin e klubit do të përpiqemi të nxisim mënyra të tjera financimi, e se për këtë po pajtohemi të gjithë.

Por megjithatë Mou ka nënshkruar me gjermanin Andrea Schurrle për 17 milion funta dhe se po përflitet për lëvizje më të mëdha si: Edinson Cavani, Wesley Sneijder dhe Hulk.

Se a do të ketë Mou supershpenzime apo do ti përmbahet rregullave financiare mbetet të shihet, pasi që te secili klub ku ka shkuar, ka patur blerje të mëdha./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›