E Diel, 1 Nëntor 2026

Liverpul, shkarkohetHoxhson, Keni Daglishtrajneri i ri

ANGLI- Roi Hoxhson nuk është më trajneri i Liverpulit. Lajmi u bë i ditur nga klubi i Premier Ligës, që në uebsajtin e tij zyrtar shkruan se palët vendosën prishjen konsensuale të kontratës, pas rezultateve të dobta të arritura këtë sezon.

Hoxhson zëvendësoi Rafa Benitez në fillim të sezonit, por nën drejtimin e tij Liverpuli pësoi 9 humbje vetëm në kampionat, ndërsa ndodhet 4 pikë larg zonës së rënies. Në vend të tij, të kuqtë kanë caktuar për trajner deri në muajin qershor Keni Daglish, një ish-yll dhe trajner i Liverpulit.

“I jemi mirënjohës Roit për sforcot e bëra gjatë këtyre muajve, - tha aksioneri Xhon Henri. – Por, duke parë situatën, të dyja palët kanë vendosur që ai të largohet nga roli i menaxherit për të mirën e klubit. I urojmë më të mirat për të ardhmen”. “Ishte një privilegj i madh që të drejtoja Liverpulin, - u shpreh Roi Hoxhson. – Muajt e fundit kanë qenë nga më të vështirët e karrierës sime. Jam shumë i trishtuar që nuk munda ta çoj skuadrën drejt sukseseve dhe që të kontribuoja në ringritjen e Liverpulit”, shtoi ai.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›