Mourinho: Kaka qëndron tek Real Madrid

Jose Mourinho ka hapur derën e largimit për shumë lojtarë të Real Madridit. Ai ka thënë se ekipi është më i fortë se vitin e kaluar dhe tashmë janë të lirë të largohen disa futbollistë dhe i pari qëndron në listë Gago. Por në këtë listë nuk është përfshirë emri i të shumëpërfolurit Kaka.
“Kaka do të qëndroj tek Real Madrid. Asnjëherë nuk i kam humbur shpresat tek ai. Ishte zgjedhja ime që ai të mos luaj shumë në ndeshjet e mëparshme por unë llogaris tek Kaka”, ka thënë Mou. Ndërsa për Gago,Diarra dhe Pedro Leo, rruga e largimit është e hapur, por kjo lidhet me menaxherët.