Raul rikthehet te Reali dhe shënon gol

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales, është kthyer në Santiago Bernabue, luajti 45 minuta në fanellën e Realit dhe përjetori ovacione nga publiku, duke u shënuar edhe njëherë në listën e goalshënuesve si lojtar i Realit. Ai me klubin e tij Al Sad, erdhi në trofeun “Santiago Bernabeu”, i cili kësaj radhe ishte planifikuar për t’i dhënë lamturinë e fundit legjendës së gjallë të Real Madridit.
Tifozët me ovacione e përshëndetën idhullin e tyre, kapitenin shumëvjeçar të Realit, i cili e braktisi klubin në vitin 2010 pasi luajti 550 ndeshje dhe shënoi 228 gola. Ai edhe në këtë miqësore arriti të shënoi në triumfin pej 5-0, duke realizuar golin e parë për “mbretërit” kundër Al-Sad në minutën e 22-të të ndeshjes. Për Realin shënuan edhe Isko, Benzema, dhe i riu Rodrigez (2). Gjithsesi, Iker Kasillas ia dha shiritin e kapitenit ishkapitenit të tyre, u përshëndet me mbretin Huan Karlos, me Di Dtefano dhe legjendat e tjera, stërviste me C. Ronaldo dhe nuk mundi t’i mbajë lotët, duke u kthyer në “Santiago Bernabeun” e tij.
“Ishte për mrekulli, dëshiroj të falënderoj tifozët, nuk kam mundur të kem një lamtumirë mëtë mirë. Cristiano ma dha fanellën, Casillasi shireitin e kapitenit, të gjityhë bënë që unë të ndjehem në mënyrë fenomenale. Falënderoj klubin, trajnerët që kanë bërë që sërish të ndjehem sikur një nga ata. Emocione të tilla kam pasur edhe kur kam debutuar kundër Atletikos në Bernabeu. Jam kënaqur duke luajtur këtu”, deklaroi Raul./indeksonline/