Schalke kërkon Podolskin

Lukas Podolski mund ta lë Arsenalin gjatë këtij afati kalimtar. Sulmuesi gjerman po kërkohet nga skuadra e Schalkes, raporton tabloidit gjerman Bild.
Schalke është në kërkim të një sulmuesi pas lëndimit të Klaas-Jan Huntelaarit dhe Jefferson Farfanit. “Nuk ka asgjë që unë mund të them tani”, ka thënë drejtori sportiv i Schalkes, Horst Heldt për Bild.
Përveç Schalkes, thuhet se interesim për ish sulmuesin e Bayern Munchenit ka shprehur edhe Tottenhami, Galatasaray dhe Wolfsburgu./indeksonline/