Mourinho: Reali është pretendent për titullin e Champions
Trajneri i Real Madrid Hoze Murinjo është shumë i lumtur dhe mjaft optimist sesi do të mbyllet ky sezon i Ligës së Kampioneve, duke qenë se vetë tekniku portugez zbulon një fakt “pikant”. “Sa herë që fitoj kundër ekipeve ku luan Drogba kam fituar Champions, prandaj shpresojmë shumë te ky ogur i mirë të vazhdojë”.
I pyetur nëse kishte frikë nga eleminimi tekniku portugez u shpreh: ” Kur luan përballë 50 mijë tifozëve fantastikë, që kanë kaq shumë pasion për futbollin, natyrisht që gjithçka mund të ndodhë. Por, duke parë sesi shkoi loja, realisht nuk kisha kohë të mendoja diçka të tillë, pasi më duhej të punoja edhe unë për të mirën e skuadrës. Ndoshta ia vështirësuam disi më shumë seç duhej gjërat vetes, teksa shifrat shkuan në 3-1, por më pas gjithçka u stabilizua dhe Ronaldo shënoi sërish.
Ndërsa rreth rivalit të ardhshëm tekniku Portugez tha: “Nuk kam preferenca kundrejt Dortmundit, por edhe Barçës dhe Bajernit që me siguri do na bashkohen. Janë të gjitha ekipe të mëdha, prandaj ia lëmë fatit në dorë zgjedhjen” në fund “Special one” shprehi Lëvdata për dy ish lojtaret e tij Snajder dhe Drogba: “Të dy do mbeten në zemrën time, por Drogba është një person special, aq më shumë që ai më sjell fat në fitimin e Champions” përfundojë portugezi.