E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho: Ronaldo nuk duhet të festojë çdo gol

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se Cristiano Ronaldo është në humor të mirë, pavarësisht reagimeve të pakëndshme të tifozëve ndaj tij.

Ronaldo edhe një herë ishte shënjestër i fishkëllimave gjatë fitores ndaj Granadas fundjavën e kaluar dhe nuk e festoi golin të cilin e shënoi vetë.

“E shoh atë shumë mirë. Të fitojmë ndeshjen më duket më e arsyeshme se sa t`i festojmë golat. Dhe ju nuk fitoni me golin e pestë”.

“Goli i pestë nuk ishte i rëndësishëm dhe nëse një lojtar kritikohet pasi nuk e ka festuar golin, atëherë më fajësoni mua pasi unë nuk e festoj asnjë gol”, ka thënë Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›