Ademi huazohet në Lokomotivë

Arijan Ademi pjesën e mbetur të sezonit do t’i mbrojë ngjyrat e ekipit kroat Lokomotiva. Mesfushori kosovar te klubi nga kryeqyteti kroat ka shkuar në formë huazimi nga Dinamo Zagreb deri në fund të sezonit.
Kosovar me pasaportë kroate nuk ka pasur minutazhë gjatë sezoni vjeshtor. Ai luajti vetëm disa ndeshje pasi kishte pësuar një lëndim të rëndë, i cili e la jashtë fushës për një kohë të gjatë.
Edhe 20 vjeçari e ka mirëpritur këtë huazim. “Mendoj se kjo është më së miri për mua pasi kam nevojë për minutazhë pas lëndimit të rëndë dhe më lehtë mund të luaj te Lomomotiva sesa te Dinamo”, ka thënë Ademi për ueb faqen zyrtare të gjigantit kroat.
Te klubi i ri Ademi do ta gjejë sulmuesin shqiptar Sabien Lilaj. Ademi te Dinamo Zagreb ishte transferuar nga skuadra e Sibenikut në vitin 2010. 20 vjeçari është edhe pjesë e përfaqësueses U-21 të Kroacisë, derisa më parë kishte luajtur edhe për ekipet U-18 dhe U-19.