BE më 23 janar diskuton për Kosovën dhe Serbinë

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në takimin e radhës më 23 janar, do të diskutojnë edhe për Serbinë edhe për Kosovën.
Megjithatë siç njofton APA, në takimin e shefave të diplomacive temë kryesore do të jetë embargoja për eksportin e naftës nga Irani.
Ndërsa tema të tjera do të jenë Serbia, Kosova, Siria dhe Egjipti.
Takimi i shefave të diplomacive është caktuar një javë përpara Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së që do të mbahet më 30 janar.