E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo shuplakë Ronaldos: Kujton se di gjithçka!

Portugezi lavdëron Realin dhe sulmon dy portugezët e tjerë

spot11512-15243-mou_shuplake_ronaldos_kujton_se_i_di_te_Pas firmës me Çelsin, ka ardhur koha që Zhoze Murinjo të fillojë të shpjegojë arsyet e problemeve të këtij sezoni te Real Madrid. Portugezi ka nisur deklaratat bombastike duke sulmuar Kristiano Ronaldon, të cilit i ka dhënë pak a shumë ngjyrat e një mendjemadhi.
Kritika
Kristiano ka bërë tre sezone të shkëlqyera me mua. Unë kisha vetëm një problem të vogël me të, që e kritikoja nga pikëpamja taktike, duke tentuar që të përmirësoja atë që nga këndvështrimi im mendoja se duhej përmirësuar. Ai nuk e pranoi mirë një gjë të tillë pasi mendon se di gjithçka dhe se një trajner nuk mund ta ndihmojë që të përmirësohet më shumë, ishte deklarata e Murinjos në emisionin sportiv Punto Pelota.
Pepe
Më pas, radhën e kishte raporti i tij me një tjetër portugez, mbrojtësin Pepe, i cili mendohej se ishte mes të besuarve të tij, por në javët e fundit kritikoi hapur trajnerin duke i dalë në mbrojtje Iker Kasijas. Ai ishte me një këmbë jashtë Realit kur erdha, por e mbajta dhe luftova që të kishte një kontratë më të mirë për një futbollist që e cilësoj fantastik dhe që kishte qëndruar për shumë kohë jashtë fushe për shkak dëmtimi. Atë e zëvendësoi një djalë që është 12 vjet më i ri se ai, Varane, pasi në vizionin tim e meritonte më shumë, por Pepe nuk e pranoi një gjë të tillë. Por të gjithë njerëzit që nuk e donin në skuadër, që e quanin vrasës, që çdo ditë i kujtonin sjelljet në fushë dhe atë që kishte bërë ndaj Getafes, ndryshuan sjellje dhe e mbrojtën shumë. Por situata e trajnerit është që të tërheqë urrejtjen mbi vete në mënyrë që të mos u ndodhë lojtarëve dhe ata të jenë më të qetë, ishte shpjegimi i Murinjos për rastin në fjalë.
Reali
Më tej portugezi ka vënë në dukje se ai nuk është ndjerë nën presion në Madrid. Në vijim të intervistës, Mou sqaron se zgjidhja më e mirë për situatën e krijuar te Reali ishte largimi i tij dhe shton se nuk është penduar për asgjë çfarë ka ndodhur në tre vitet e drejtimit të tij në Madrid. Sinqerisht që nuk e kam ndjerë aq shumë tensionin. Duhet të jem trajneri i vetëm i Real Madrid që nuk ka ngrenë kurrë në restorantet e rëndësishme, që nuk ka shkuar kurrë në redaksi gazetash, pasi kam bërë jetën time mes klubit, shtëpisë e familjes. Nuk kam ndjerë një trysni më të ndryshme nga vendet e tjera. Sigurisht që edhe unë kam bërë gabimet e mia, por nuk pendohem për asgjë, kjo është pjesë e lojës. Ndarja ishte më e mira për mua dhe për klubin, pasi nëse fillonte sezoni i ardhshëm, do të niste me disa probleme që po shtoheshin hap pas hapi. Kjo ishte më e mira për të gjithë, sidomos për lojtarët të cilët do të jenë më të qetë. Në fund ai lëshuar edhe fjala shumë të ëmbla për ekipin spanjoll. Jam krenar që kam drejtuar Real Madrid dhe nëse nuk do të kisha kaluar nëpërmjet kësaj etape në karrierën time, nuk do të kisha qenë i kënaqur plotësisht,. Jam krenar se kam fituar 3 trofe në Spanjë, tha Murinjo. Në mbyllje të intervistës dhënë për emisionin Punto Pellota, Murinjo uron trajnerin e ri që do të marrë drejtimin e Realit, duke shpresuar që ai të ketë mbështetjen e të gjithë klubit, sepse sipas teknikut luzitan, ai do të gjejë një ekip pa probleme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›