E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho: Xavi duhet ta kishte fituar Topin e Artë

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, mendon se Xavi duhet të ishte fituesi i FIFA Topit të Artë.

Mesfushori i Barcelonës u mposht nga bashkëlojtari i tij Lionel Messi për shpërblimin e lojtarit më të mirë të vitit të kaluar, që për të parën herë u nda si çmim i përbashkët i FIFA dhe revistës franceze France Football.

“Messi është një lojtar nga një botë tjetër, por mua më vjen keq për (Wesley) Sneijder, Cristiano (Ronaldo), (Iker) Casillas, (Andres) Iniesta dhe Xavi, i cili është një djalosh të cilin e njoh si fëmijë dhe i cili meritoi ta fitojë një në karrierën e tij”, ka thënë Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›