Juve ofron Amaurin plus para për Torres

Juventusi është i gatshëm të ofrojë para si edhe lojtar në tentim për të marrë shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Fernando Torres.
Calciomercato.com shkruan se Juventus është i gatshëm të ofrojë Amaurin si edhe 25 milionë paund për të transferuar 26-vjeçarin spanjoll këtë muaj.
Torres po kalon një sezon problematik në Anfield, ku ka shënuar vetëm gjashtë herë në 22 ndeshje, dhe vetëm një herë në tetë ndeshjet e fundit.
Edhe Manchester City dhe Chelsea po ashtu janë duke dashur të transferojnë Torres, por raportet që shpërthyen mëngjesin e sotëm, thonë se Zonja e Vjetër është më bindëse.