Totti mund të largohet nga Roma

Kapiteni i Roma-s, Francesco Totti mund të kërkojë largimin nga klubi, si rrjedhojë e minutave të pakta që ka patur në dispozicion për të luajtur nga trajneri Ranieri, bëri të ditur e përditshmja “Corriere dello Sport” në numrin e sotëm.
Futja e tij në lojë vetëm në minutën e fundit në humbjen 2-1 me Sampdorian u konsiderua nga kapiteni si një poshtërim dhe inati i tij është i tillë sa që mund të ketë vendosur t`i bashkohet ndonjë klubi tjetër në vitet e mbetura në futboll.
Sipas “Corriere”-s, Totti nuk ka një raport të mirë as me drejtuesit e klubit, por pret që ata të shprehen qartë rreth vizionit të tyre për të. Sipas kapitenit, fakti që nuk i ka ardhur asnjë ndërmjetësim dhe që për momentin nuk ka asgjë tjetër veç heshtjes nuk është aspak një sinjal pozitiv.
Totti ka një kontratë që e lidh me Roma-n deri në vitin 2014, por nëse gjendja nuk do të ndryshojë, ai është më i gatshëm të lidhë një ofertë shumë fitimprurëse me klube në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në Lidhjen e Mesme.