E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho dhe stafi i tij provokojne Barcelonen

Protagonist absolut në çdo situatë.

Por, kur fiton në fushë, ai mbetet mjeshtri i lojërave mediatike.

Kjo ndodhi menjëherë pas triumfit 3-1 në “Camp Nou” me Barcelonën.

Fillimisht duke mos zgjedhur të dalë në konferencë për shtyp. Përpara mikrofonëve, Jose Mourinho dërgoi kapitenin Iker Casillas.

Ndoshta një mënyrë për të bërë paqe me portierin. Por, edhe për të intriguar më tepër mediat.

Lëvizja e dytë erdhi më tepër si një provokim për Barcelonën.

Tekniku portugez ka bërë një fotografi së bashku me stafin e tij teknik menjëherë pas ndeshjes.

Aty Mourinho, Aitor Karanka, Rui Faria, Silvino Louro dhe Jose Morais tregonin tre gishtat.

Me fytyra të qeshura, ata zgjodhën këtë mënyrë për të festuar tre golat e shënuar në portën e Barcelonës.

Një hakmarrje për “manitën” e 30 nëntorit 2010. Barcelona e përdori gjatë gjestin me dorën e hapur, pas pesë golave ndaj Realit, madje duke e shndërruar edhe në reklamë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›