E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas Boas i Chelseat VS Villas Boas i Tottenham

Mediat angleze e kanë bërë krahasimin e 27 ndeshjeve të para të Andres Villas Boas te ish skuadra e tij, Chelsea, dhe skuadra që drejton aktualisht, Tottenham.

Trajneri portugez kishte skuadër më të mirë me Chelsean, por që Tottenham arriti rezultate më të mira. Në 27 ndeshjet e para të tij te Chelsea, ai arriti 13 fitore, 7 barazime dhe 7 humbje duke fituar 46 pikë.

Me Tottenham, në 27 ndeshjet e para, Villas Boas arriti 15 fitore, 6 barazime dhe 6 humbje duke fituar 51 pikë.

Kjo statistikë mund të jetë një shenjë që te Chelsea trajnerët nuk mund të jenë aq të rehatshëm, kjo për shkak të ndikimit të Abramovich, apo prezencës në skuadër të disa lojtarëve problematik që janë të njohur për klanet dhe influencën e tyre në skuadër./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›