E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bëri intervistë me fotot e vjedhura

Trajneri kontravers italian, Paolo Di Canio ka bërë një intervistë për gjigandin televiziv "Sky Sport".

Trajneri i shkarkuar javë më parë nga skuadra angleze, Swindon, ishte temë e mediave pak ditë më parë pasi hyri natën në zyrën e ish skuadrës së tij për të marrë piktura ku ishte ai si pjesë e historisë së skuadrës.

Di Canio kishte një çelëz të zyrave të skuadrës ku kishte vjedhur piktura.

Në intervistën e dhënë për Sky Sport, shihen pikturat e përmendura të varura në banesën e tij.

Swindon nuk e kishte paraqitur rastin e vjedhjes në polici në shenjë respekti për atë që ka bërë për skuadrën e tyre./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›